Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla zhvilluan një takim me anëtarin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

 

Balla bën me dije se diskutuan mbi ecurinë e reformave, nismës së “Ballkanit të Hapur” dhe progresit që Shqipëria ka bërë në procesin e anëtarësimit në BE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bashkë me Kryeministrin u takuam me anëtarin e Bundestagut Gjerman një nga drejtuesit kryesorë të CDU Peter Beyer, një mik i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i rrugëtimit tonë drejt BE
Diskutuam mbi ecurinë e reformave, nismës së “Ballkanit të Hapur”, progresit që Shqipëria ka bërë në procesin e anëtarësimit në BE, kontekstit të ri gjeopolitik të krijuar nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrahinës“, shkruan Balla.