Kryeministri Edi Rama njofton se në 5 muajt e parë të vitit 2021, 15,837 fëmijë kanë përfituar bonusin.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se në total që nga miratimi i këtij vendimi të Qeverisë, kanë përfituar nga 40 mijë lekë, 80 mijë dhe 120 mijë lekë (të reja) më shumë se 88 mijë familje që kanë sjell në jetë fëmijët e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Edi Rama.