Kryeministri Edi Rama ishte në sinkron me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi kur komentoi për ngjarjet e fundit tragjike në vend dhe përgjegjësinë që ka Policia e Shtetit.

 

Rama tha në një komunikim me gazetarët se një rol kryesor në luftën ndaj kriminalitetit luajnë edhe gjyqtarët me dënimet e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Policia e Shtetit nuk dënon, reagon, ndalon dhe çon përpara gjykatës persona që shkelin ligjin. Nëse mund të konsiderohet një arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë në tragjedi kanë armë pa leje, patjetër që armëmbajtja pa leje këtu dënohet më rëndë sesa vendet e tjera të Evropës, nuk është Policia e Shtetit që mund të çojë në burg ata që i çon para gjykatësve dhe ata nuk i dënojnë as me minimumin që iu jep ligji. Duhet të bëhet demaskimi i këtyre gjykatësve. Janë fakte skandaloze që ndodhin. Policisë i hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Ky është një ofendim shumë i madh. Ofendimi i madh që i bëhet policisë është një ofendim i përditshëm.”