9 qershori është një datë e rëndësishme për socialistet dhe jo vetëm.

Në kuvend po diskutohet raporti për shkarkimin e Presidentit, që është një iniciative e socialisteve.

Kreu i qeverisë Edi Rama , i cili ditët e fundit bashkë me disa Ministra ka qënë në një tur vizitash zyrtare në Ballkan, ishte së fundmi ne Bullgari.

Mirëpo séance për ‘kokën” e Metës e ka sjell me urgjencë në Tiranë shefin e qeverisë. Ai pritet që jo vetëm të jetë I gatshëm për të votuar por edhe pritet të mbajë një fjalim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numrat këtë të mërkurë në kuvend janë shumë të rëndësishëm për PS, pasi duhen siguar 94 vota minimalisht për shkarkimin e Ilir Metës dhe vetë Rama nuk mund ta humbiste, këtë shans për të “fundosur” politikisht një kundërshtar me të cilin përplasjet e forta kohet e fundit kanë qënë të shpeshta.

Socialistet e akuzojnë Metën për një sërë shkeljesh Kushtetuese ndërsa Meta e quan një komision të tillë, krejtësisht politik.