Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me deputetin demokrat, Lefter Gështenjam, teksa dëshmonte për inceneratorët në Komisionin Hetimor.

 

Në një moment, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku e pyeti Ramën për 100 milionë euroshin financuar nga buxheti i shtetit për inceneratorët,  por ndërhyrja e deputetit nuk i shpëtoi Ramës, i cili iu kthye me ironi: “Si jeni z.Gështenja, më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tabaku: Nuk më duket normale që kryeministri vjen e merret me secilin.

Rama: Ai po qesh mo, ju duket normale që kur dëshmitari flet, t’i flasin nga salla.