Gjatë deklaratës për mediat ditën e sotme kryeministri Rama dha informacione të detajuara në lidhje me sulmin kibernetin që pësoi Shqipëria disa javë më parë.

 

Përveç faktit që sulmi u organizua nga Irani, Rama bëri me dije se Republika Islamike e Iranit kishte sponsorizuar e angazhuar katër grupe hakerash, njëri prej të cilëve nga më famëkeqët e terrorizmit kibernetik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.
Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.” -u shpreh Rama.