Rama: Jemi mirë në autobusin e BE/ Kryeministri reagon pas sqarimit të Brukselit për anëtarësimin

Pas qëndrimit të zëdhënëses së Komisionit Europian, e cila mohoi të ketë patur koordinim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel për një afat konkret për zgjerimin, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

 

Nëpërmjet një postimi në “X”, ai e ka krahasuar anëtarësimin në union me një autobus,  udhëtimi i të cilit  do të jetë i ngadaltë, por i sigurt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: ky autobus nuk do të rrëzohet kurrë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.