Drejtësia duhet të jetë e pavarur por jo e papërgjegjshme.

Këtë qëndrim ka ndarë kryeministri Edi Rama, duke cituar fjalimin e ish-prokurorit federal Robert h. Xheksonit dhe duke e lidhur atë me situatën aktuale të drejtësisë në vendin tonë.

Ne rrjetin social ne facebook, kreu i qeverisë shkruan se Xheksoni i “mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”

Pa përmendur çështje specifike, për kryeministrin mësimi madhor nga ish-prokurori amerikan është se pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky reagim i Ramës në fakt vjen pasi Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku.