Gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor, kryeministri Edi Rama u shpreh se ndihet krenar për ndërtimin e inceneratorëve, pasi para vitit 2013, sipas tij, Shqipëria mbytej nga plehrat.

 

“Kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, impiantet nuk janë ndërtuar, apo revolucioni për të transferuar Shqipërinë nga një vend plot me plehra në një vend të pastruar nuk ka shkuar përpara. Në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar.  Shqipëria ishte një grop plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullumit të mbëtjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave”, tha Rama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh më tej se vendimet e qeverisë kalojnë në disa filtra dhe më pas shkojnë në dorën e tij për firmë. Kur organi i hetimit identifikon shkelje ligjore në vendimet e ministrave, shtoi Rama, këta të fundit mbajnë përgjegjësi individuale.