Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjet e pacientëve që humbën jetën mbrëmjen e djeshme pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular të Covid-it në Tetovë, ku deri më tani flitet për 10 viktima.

 

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin dhe me një fjongo të zezë në shenjë zie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja.”