Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Bubq të Fushë-Krujës

Ndërkohë Rama tha se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ky 26 nëntor, plot 2 vjet pas tragjedisë që e goditi shumë fort këtë zonë, do të jetë dita e kthimit në shtëpi të afro 200 familjeve, në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin” shkruan Kryeministri krahas videos.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i cili shoqëronte Ramën tha se hyrja në pallate për të zgjedhur katet do bëhet me një short publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“25 nëntor familjet individual do të futen në shtëpi dhe pallate. Për në pallate do të ketë një short publik dhe me transparencë do zgjedhin dhe aty do jetë e shkruar kati dhe hyrja” tha Ahmetaj.