Kryeministri Edi Rama është sot pjesë në Forumin e Paqes që po zhvillohet në Paris, ku në fjalën e tij foli për sfidat globale, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Europës në kontekstin e krizave aktuale.
Rama u ndal te perceptimi i Europës për veten dhe mënyra si ajo e sheh botën, duke theksuar se kontinenti i vjetër nuk po reflekton mjaftueshëm për ndryshimet që po ndodhin.
“Edhe sot, edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midis vendeve, ne vazhdojmë të mendojmë se diçka nuk shkon me botën dhe se gjërat do të rikthehen siç kanë qenë. Sidomos për Europën, mendoj se kemi një lloj vetëkënaqësie që po bëhet gjithnjë e më e dëmshme,” – u shpreh Rama.
Ai komentoi gjithashtu zhvillimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur presidentin Donald Trump:
“Ajo që ndodhi në SHBA në fillim të këtij viti, që Trump e përshkroi si planin e Zotit për të shpëtuar Amerikën. Nëse Zoti kishte me të vërtetë një plan, pjesë e tij ishte të zgjonte edhe Europën. Por unë nuk po e shoh Europën të zgjohet.”
/vizionplus.tv
