Kryeministri Edi Rama foli sot në lidhje me akuzat e opozitës për vjedhjen e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.

Gjatë fjalimit në Kuvend, ku po diskutohet buxheti dhe paketa fiskale, Rama theksoi se kjo shifër është e ngjashme me 450 milionë eurot e inceneratorëve, një shumë që nuk figuron në asnjë dokument zyrtar.

Ai iu referua gjithashtu statistikave të Eurostat, sipas të cilave Shqipëria ka një nivel më të ulët të riskut për varfëri krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Për më tepër, Rama iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, i cili pretendoi se paratë e supozuara të vjedhura nga inceneratorët dhe tenderat mund të ishin përdorur për rritjen e pensioneve, duke sqaruar se asnjë shifër e tillë nuk figuron në ndonjë dosje hetimore.

“Dëgjova që me 450milionë eurot e inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Kuy 450 milionë euroshi është aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush 7×7=52. Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej vitesh, ku as 45 milionë euro nuk duken asgjëkund. Tuneli i llogarasë, 50 milionëshi është si 450 milionëshi i inceneratorëve. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të Bujqësisë. OLAF i cili bën hetime për llogari të KE-së, për 2019-2023 nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë sicc ka gjetur në Shqipëri, vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Holandë. Shuma e vendosur nga OLAF për vendet e tjera të BE-së, nga Italia te Bullgaria, Rumania, është 1 miliardë euro që në konsideratën e kësaj zyre janë të keqadministruara. Duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt”, tha Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";