Kryeministri Rama inspektoi në Vlorë, ecurinë e punimeve në sheshin e “Flamurit” dhe ndërtimin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin. Sipas shefit te qeverisë, kjo është një hapësirë e re spektakolare po i kthehet Vlorës, një projekt që ka nisur dhe po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.

Projekti i sheshit dhe parkut, shpjeguan zbatuesit e punimeve, është konceptuar me të paktën 16 lloje të ndryshme palmash, ku mbi 80% shtohen të reja. “Do të punohet me nivele të ndryshme, për të krijuar një konfiguracion të plotë”, – u shprehën ata.

E gjithë hapësira është pastruar nga ndërtimet informale, duke u krijuar një hapësirë deri dje e padukshme nga ndërtimet që kishin zënë pamjen dhe lidhjen e Sheshit të Flamurit me detin. Ndërkohë sipas nënkryetarit të Bashkisë Vlorë, Afrin Qendro, kanë përfunduar punimet nëntokësore. “Disiplinuam ujërat e bardha sepse këtu ujërat e bardha bashkoheshin me të zezat”, – u shpreh Qendro.

Rreth 80% e sipërfaqes së projektit tashmë ka marrë formë, ndërsa punimet janë intensifikuar dhe po shkojnë drejt përfundimit. Kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që Vlorës i rikthehet sheshi simbol me një hapësirë cilësisht të re, e integruar me pjesët e tjera të qytetit, duke shtuar se “nga sheshi i Flamurit deri tek tuneli shkon pa ndërprerje, duke ecur ose me biçikletë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";