Kryeministri Edi Rama do të niset sot në një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë një konferencë për shtyp, Rama bëri me dije se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Kryeministri theksoi se do të jetë pikërisht kjo tema e diskutimeve me kryeministrin italian, Mario Draghi-n, por theksoi se nuk është një proces i lehtë.

“Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin Italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë”, tha Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";