Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video teksa shprehet se sistemi shëndetësor u përball me peshën e pandemisë së COVID, dhe se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit kjo sfidë u arrit të përballohej.

 

Gjithashtu Rama është ndalur edhe tek kriza energjetike si pasojë e luftës në Ukrainë, për të cilën thekson se edhe kësaj krize do t’i bëhet ballë .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“MIRËMËNGJES
dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.