Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Në takim ishte e pranishme edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Pas përfundimit të takimit, kreu i qeverisë publikoi pamje dhe detaje nga bashkëbisedimi.

“Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje, për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë”, shkroi Rama.

Kujtojmë se një javë më parë u publikua Raporti i Progresit për Shqipërinë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Fokusi i diskutimeve në takim ishte rruga e mëtejshme e vendit drejt familjes së madhe evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv