Në intervistën për gazetën italiane “La Stampa”, kryeministri Edi Rama i është kthyer raportit thuajse të ngrirë me Albin Kurtin dhe planit franko-gjerman që synon normalizimin.e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
EDI RAMA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh.
Ndryshe nga gazetarja e “La Stampa” që nuk vëren harmoni në marrëdhëniet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor për aq kohë sa Vuçiç flirton me Putin, Kurti nuk i del në takim dhe Dodik kërcënon me shkëputjen e Republikës Serbëska, Edi Rama ka këtë mendim.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ai e ka ndërtuar politikën e tij të jashtme si një korridor pasqyrash midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Ai duhet të marrë një vendim, por mendoj se do të zgjedhë Perëndimin, botën demokratike.
Mbylljen e konfliktit në Ukrainë nuk e sheh të shpejtë. As presidenti i Turqisë Taip Erdogan thotë Edi Rama edhe pse është i afërt me liderët e të dyja vendet në luftë nuk mund të ndryshojë qëndrimin e shovinistit Vladimir Putin.