“Për hir të sigurisë së saj, BE- ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën Merkur.

Rama shpjegon ndër të tjera, përse vendi i tij vazhdon të dojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Sipas kryeministrit, nuk ka kuptim që BE të ketë kufi të brendshëm me ne dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve

“Në krye të herës po, por jo më. Sot BE-ja nuk është më e njëjta si në kohën e themelimit të saj. Ajo është e fragmentarizuar, vuan pasojat e agjendave kombëtare dhe të interesave të papërputhshme me njëra-tjetrën. Unë besoj se që pas krizës së refugjatëve, BE-ja ndikohet fort nga kahet ekstreme të politikës. Vërtet që partitë e ekstremit të djathtë nuk janë në pushtet, por ato kanë ndikim të madh në politikat e qeverive të moderuara. Hera herës kjo bie në kundërshti me vlerat dhe parimet e BE-së. Këto fjalë nuk tingëllojnë aspak si një fjalim që të do të bindë BE-në për ta pranuar.

Përse vazhdoni të doni të bëheni vend anëtar?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk bëhet fjalë për gjendjen e bashkësisë në një çast konkret të historisë. Për ne Bashkimi Europian është një premtim paqeje. Këtë njerëzit në Perëndim e kanë harruar, sepse falë Zotit nuk kanë parë luftë prej kohësh. Ama ne po. Ndoshta rrugëtimi i BE-së do të jetë me kthesa e pengesa edhe për ca kohë, por në finish ajo mbetet padyshim e ardhmja e kontinentit.
Por me Ballkanin Perëndimor BE-ja fut probleme në derën e shtëpisë, si për shembull konflikti për çështjen e Kosovës.
BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet. Nuk ka kuptim që të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve…

Mes të tjerash Rama theksoi se  do të ishte çmenduri ta lësh Ballkanin Perëndimor një portë të hapur për radikalizimin dhe terrorizmin. SIpas tij, ka ardhur koha që BE-ja ta kuptojë këtë.