Lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, takoi sot fermerët e Lushnjës, të cilëve u kërkoi jo vetëm votën për kandidatin Elton Bano në 6 mars, por edhe mbështetje për garat e ardhshme zgjedhore.

 

Gjate takimit Berisha u beri apel qytetarëve të votojnë për ndryshimin dhe për shpresën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA
ISH-KRYETAR I PD

“Ne ftojmë të gjithë qytetarët që votojnë më 6 mars, që të votojnë kandidatët e Shtëpisë së Lirisë. Të mos votojnë kandidatët e inceneratorëve, përfaqësuesit e korrupsionit më të shëmtuar. Të mos votojnë kandidatët e veglave të Edi Ramës, të Toyota Yaris, të Nick Muzin. Të votojnë njerëzit e lirë siç është Elton Bano.”

 

Berisha përsëriti se 6 marsi ka rëndësi kombëtare dhe gjatë bashkëbisedimit me fermerët, foli për vizionin e demokratëve kur të vijnë në pushtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Do subvencionojmë blegtorinë dhe do vendosim subvencione për kokë. Një gjë ju garantoj: fermeri nuk do ketë asnjë taksë në shitjet e tij. Shteti nuk do i marrë atij asnjë taksë për shitjet.”

 

Sipas Berishës projekti “Ballkani i Hapur” dëmton fermerët shqiptare, duke premtuar se Shqipëria do të dalë jashtë këtij projekti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ju garantoj se Ballkanin e Hapur do e hedhim poshtë, pasi është një nismë shumë e rrezikshme për fermerët tanë, pasi duhet të krahasoheni me fermerë që marrin subvencione të mëdha nga qeveria serbe.”

 

Gjatë takimit në Lushnjë, ish-kryeministri akuzoi ashpër shefin e qeverisë Rama se nuk po mbështet sektorin e bujqësisë, duke çuar në shkatërrimin, sipas tij, të fermerëve shqiptarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";