Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nisjen e punimeve të fazës së dytë për modernizimin e Pediatrisë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

“Ne kemi filluar tashmë punimet e fazës së dytë të Spitalit Pediatrik, në QSUT. Faza e dytë e këtij projekti konsideron të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjihë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, të gjitha shërbimet që përfshin Pediatria e Përgjithshme. Kështu që me fazën e dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik këtu në QSUT”-tha Manastirliu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vigjilje të Krishtlindjes, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë shpërndarë dhurata për fëmijët, në një festë të organizuar në ambientet e Pediatrisë së re.

 

Pas përmbylljes së fazës së parë të investimit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me tre shërbime të rëndësishme si Shërbimi i Urgjencës; Shërbimi i Reanimacioni; Sallat e operacionit për ndërhyrjet kirurgjikale infantile, hapet faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor, e cila përfshin rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Përgjithshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";