Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale ka treguar detaje nga takimi, ku është shprehur se i ka kërkuar Ramës që të ndihmojë Kosovën në tejkalimin e krizave të saj dhe për rrugën e integrimit.

 

Haradinaj takimin e sotëm me Ramën e quan vllazëror.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.”, shprehet Haradinaj.

Kujtojmë që pak ditë më parë, kryeministri Rama i doli në mbrojtje liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për një video të publikuar, ku ky i fundit shfaqet duke trokitur gotat me deputetët e Listës Serbe.

 

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se është e neveritshme të sulmohet për këtë Haradinajn, kur të gjithë e dinë shumë mirë se ai ka luftuar me serbët, madje ka varrosur edhe familjarët e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";