Kryeministri Edi Rama u takua sot në Berlin me Presidentin Federal të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, në Presidencën Federale, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë.

 

Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm. Bashkëbiseduesit dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Biseda u përqendrua në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim. Po ashtu, aktualiteti në Ukrainë dhe ngjarjet më të fundit që prodhoi agresioni i Rusisë atje ishin një prej temave kryesore të bisedës.