Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe fëmijët në nisje të vitit të ri akademik. Përmes një video ku këndohet himni i flamurit, kreu i qeverisë shkruan se dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur.
“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”, ka shkruar kreu i qeverisë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kjo e hënë hap dyert e shkollave për të gjithë nxënësit e arsimit të ulët dhe atij të mesëm. Rreth 350 mijë janë nxënësit që nisin sot vitin e ri akademik, përfshirë edhe kopshtet.
Regjistrimet edhe pse nuk janë të dhënat finale, figurojnë që në klasë të parë janë rreth 29 mijë nxënës dhe të dhjetë 27 mijë.
