Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me homologun e tij Dimitar Kovaçevski.
Vizion Plus ka siguruar axhendën e kryeministrit Rama, ku në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut.
Në orën 10:45 do të jetë takimi tetë-a-tetë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fja;ën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare.
Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën më pas në prën 14:10 me një foto të përbashkët.
Axhenda e plotë:
E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake
10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)
12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
14.10 – Foto e përbashkët