Raporti i europarlamentarëve: Krimi i organizuar, pengesë për zhvillimin e Ballkanit

Krimi i organizuar është një pengesë e madhe për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në një raport mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, europaralamentarët i bëjnë thirrje qeverive në rajon të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme përpjekjet për të çuar përpara reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raporti, i miratuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme të martën me 60 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenime, thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende të origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore, ato shërbejnë si një korridor tranziti për refugjatët dhe si vend për pastrim parash e trafikim të armëve të zjarrit.

Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të prekshme, thotë raporti, janë: mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina. Konstatohet gjithashtu mungesë e vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";