Kosova ka bërë përparim të kufizuar, sipas progress-raportit të Komisionit Europian për vitin 2021.

Shqetësim i madh shprehet për situatën në veri, e cila vlerësohet sfiduese, veçanërisht në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe kushtet për lirinë e shprehjes.

Sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, kërkohet që në mënyrë urgjente të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që këto shtete të përparojnë në rrugën e integrimit europian.

Në raportin e Komisionit Europian ritheksohet që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe rekomandohet që diçka e tillë të ndodhë sa më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";