Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit.

 

Sipas tij, propozimi për President duhet të jetë i opozitës. Ndërsa sqaroi se Presidentit i ri duhet të zgjidhet që në tre raundet e para.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Është një fatkeqësi që raundi i parë mbaron në 5 minuta. Kuptohet se cfarë qëndron pas kësaj. Ne bëmë detyrimin tonë, që të merrnim pjesë në këtë proces. Arsyetimi është i thjeshtë, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin.

Qëndrimi ynë është i qartë, ne kemi bërë një deklaratë që ja kemi cuar edhe mazhorancës. Nëse duam të zgjedhim presidentin e të gjithë shqiptarëve duhet të kemi një proces konsensual. Ka kuptim që presidenti të zgjidhet në tre raundet e para që ai të zgjidhet në mënyrë konsensuale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne kemi qenë në pritje të qëndrimit që mazhoranca do të mbante ndaj qëndrimit tonë. Ne propozojmë që të zgjidhjet në tre raundet e para, propozimi të jetë i yni që mos t’i hedhë hi syve. Ne jemi në pritje të qëndrimit të tyre. Propozimi të jetë i jonë, por pa përjashtuar palë. Nuk do të duhet një proces i tillë, kam një emër me jep një emër. Ne kemi një sërë kriteresh”, tha Alibeaj.