Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe shkak është bërë refuzimi nga mazhoranca për të votuar ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Për rrjedhojë, është anuluar votimi për sot dhe rendi i ditës do të votohet në seancën e radhës.
Gazment Bardhi foli jashtë selisë së Parlamentit për gazetarët, duke thënë se mazhoranca po zvarrit qëllimisht votimin e Reformës Zgjedhore.
Ai ngriti akuzat se shumica socialiste po kërkon të pengojë përfaqësimin e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore, me qëllim që të zvarrisë realizimin e saj.
“Opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vet në komisionin e Reformës Zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS-së për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e Reformës Zgjedhore.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se Parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.