Kryeministri Edi Rama ka kujtuar duke filluar nga dita e sotme, do të ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eleminojë kohë prite e kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetet sociale, mbi përfitimet e këtij shërbimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!

I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit! Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë! Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive, nga data 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh:

-Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze

-Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV).”