Rreth 500 maturantë janë regjistruar në fazën shtesë 24 orëshe që u hap në fillim të muajit nëntor për të gjithë ata që nuk u shpallën fitues në një nga tre raundet e para apo që nuk mundën të plotësojnë formularin e aplikimit.

 

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar bën me dije se qëllimi kryesor ishte mbushja e kuotave të lira, ku interes ka pasur edhe për degët prioritare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

 

Ka pasur interes, kryesisht janë përfunduar ato pak kuota që mund të kenë ngelur në degët më të preferuara do me thënë kemi shumë programe që i kanë zeruar kuotat deri në maksimum. Pastaj ka shkuar drejt degëve prioritare meqenëse ka pasur edhe një preferencë nga ana e shtetit meqë do ti ndihmonte në bazë të kritereve të caktuara. Të gjithë maturantët që janë regjistruar në fazën e lirë kanë plotësuar të gjitha kriteret si në raundin e parë, të dytë dhe të tretë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por si është proceduar në këtë fazë shtesë?

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

I gjithë procesi zhvillohet brenda portalit U-Albania, ku sekretaritë kontrollojnë nëse aplikanti ishte pjesë e portalit, plotësonte kriterin e mesatares që kishte qenë që nga raundi i parë dhe nëse kishte akoma kuota të lira për këto programe studimi. Ata janë në garë të gjithë me njëri-tjetrin sepse edhe regjistrimet që bëhen nga universiteti janë me short-listë. Në bazë të rezultateve që ka pasur ai, fakulteti përzgjedh më të mirët e atyre.

Në total, për këtë vit akademik janë regjistruar rreth 22 mijë maturantë. Në krye të preferencave të tyre janë degët e inxhinierisë, mjekësisë dhe ekonomikut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";