Këto pamje janë nga Rehova, fshati i njohur i Kolonjës që ndodhet rreth 2 km larg qytetit të Ersekës. Është një fshat që çdo vit tërheq turistë të huaj nga e gjithë bota. Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat, është fakti se shtëpitë e banorëve janë kthyer në bujtina, ndaj dita e tyre ndahet me turistët.

 

Lavdie Thomollari është vetëm një nga banorët e Rehovës së njohur, bujtina e së cilës e ka derën e hapur për turistët e huaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë fundjavë në shtëpinë e saj pritëse kanë mbërritur një grup francezësh, të cilët tregojnë eksperiencën e tyre në këtë fshat.

 

LOUISE MARTIN

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

TURIST

 

“Ne kemi disa ditë që po jetojmë si kolonjare në Rehovë, sot është dita e katërt. Erdhëm dhe vjet këtu dhe na pëlqen, sidomos qetësia që gjejmë, pamja e Gramozit, ushqimet bio dhe gatimet, ku edhe ne e ndihmojmë gruan e shtëpisë këtu.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

AMBRE DUPUIE

 

TURISTE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është mbase një nga vendet më të bukur në botë, sipas meje. Këtu mund të gjesh gjithçka, por dua të veçoj historinë që Rehova ka dhe çmimet shumë të lira. Këtu mund të vijë kushdo e të pushojë.”

 

Chloe Jacquet

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe gjithmonë vij qëndroj më shumë ditë në Rehovë. Arsyeja është e thjeshtë. Këtu vërtet çlodhesh. Këtu mund të bësh hiking, mund të shohësh kishat e ndryshme, mund të vizitosh muzeun ne qytet, mund të mësohesh të bëhesh pak shqiptar.”

 

Lavdie Thomollari tregon se turistët më së shumti pëlqejnë gatimet tradicionale të zonës, në veçanti fasule pllaqi, lakrorin dhe bukën e bërë vetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vitet e fundit krahina e Kolonjës është kthyer në destinacion të rëndësishëm për turistët vendas e të huaj, pasi Kolonja ka histori, objekte të trashëgimisë së kulturës, por ka dhe bukuri natyrore duke tërhequr edhe turistët e aventurës.