Greqia ka regjistruar ditën e sotme një rekord të ri të infektimeve me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4608 raste të reja nga 2600 që ishin një ditë më parë.

Numri i viktimave mbetet po i lartë duke u regjistruar 32 të tilla, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,466 vdekje.

Aktualisht në intubim po trajtohen 326 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 272 pacientë të rinj të prekur nga COVID.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";