Përkeqësimi i situatës se motit ka kthyer edhe disa probleme, kryesisht në akse rrugore dhe energjine ne zonat e thella të veriut dhe juglindjes.

Sa i takon situatës në qarkun e Kukësit për momentin në këtë qytet nuk ka probleme ndërsa në Tropojë  vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët. Rrugët nacionale të qarkut Kukës janë të kalueshme normalisht.

Si rezultat i reshjeve në disa segmente rruge ka patur rënie inertesh sidomos në aksin Bajram Curr – Valbonë . Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme. Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Sa I takon furnizimit me energji elektrike, ka probleme në Nj.Ad Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, Nj.Ad. Llugaj  bashkiaTropojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";