Inaugurimi i bazës ajrore në Kuçovë ishte tema e diskutimit mbrëmjen e kësaj të hëne në Quo Vadis nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, në fjalën e tij e thuri theksin tek repartet e braktisura në vend, teksa solli në vëmendje atë të Zall Herit, që pak kohë më parë u kap kanabis brenda hapësirës ushtarake.

Sot kemi shumë reparte të braktisura. Në Zall Her patëm dobësitë që u reflektuan ku një repart i braktisur kultivonte kanabis. Ne duhet të jemi dinjitoz në krah të NATO-s për të reflektuar ato kapacitete që kemi”, tha Softa.

Eksperti i sigurisë shtoi më tej se Shqipëria është e ekspozuar përballë rreziqeve që mund të vijnë nga Rusia, por pjesëmarrja në aleancë, e bën më të mbrojtur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse do kemi një situatë lufte mes Nato-s dhe Rusisë vendet ku do jenë objektivdo jenë bazat ushtarake. Duam sduam jemi të ekspozuar përballë rrezikut. Më shumë se shfaqja e rrezikut, do jemi në favor të stabilitetit të forcave të NATO-s, sidomos për Ballkanin. Në Kosovë e pamë, që sulmet që na vijnë nga Serbia janë evidente.

Kemi pasur edhe vizitë të spiunëve rusë në bazat ushtarake”, tha Softa./vizionplus.tv