Ka shumë pak statuja grash të rëndësishme shqiptare në Kosovë, ku shumica e monumenteve në nder të figurave të rëndësishme dhe liderëve guerilë nga lufta për pavarësi e viteve 1990 përkujtojnë burrat.

Nga Antigona Shaipi

Shenjtorja katolike fituese e Çmimit Nobel Nënë Tereza, xhudistja fituese e medaljes së artë olimpike Majlinda Kelmendi dhe liderja rebele shqiptare e fillimit të shekullit të 20-të Shote Galica janë ndër të paktat gra që janë nderuar me statuja që shënojnë rëndësinë e tyre historike në Kosovë.

Në Prishtinë ndodhet gjithashtu monumentit Heroinat, i cili përkujton viktimat e dhunës seksuale të kohës së luftës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por megjithëse ka disa statuja dhe monumente të tjera anembanë vendit kushtuar femrave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, që luftuan dhe vdiqën në luftën e viteve 1998-1999, nuk ka homazhe të tilla për gratë e tjera shqiptare të Kosovës që kanë dhënë kontribute të rëndësishme për shoqërinë në sferat e shkencës, artit ose politikës.

Skulptorja e njohur kosovare Arjeta Miftari, e cila ka hapur ekspozita në të gjithë botën, fajëson situatën për mungesën e iniciativës së publikut për të kërkuar statuja grash të shquara, si edhe mosinteresimin institucional.

“Në pesë gjashtë raste kam jap ide te institucionet për realizimin e skulpturave femërore por nuk jam përfillë se nuk e kanë primare një gjë të tillë” tha Miftari.

Ajo gjithashtu argumentoi se një arsye tjetër pse ka kaq pak statuja grash është mungesa e vetëdijes për arritjet profesionale të grave në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gratë që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare me arritjet e tyre dhe të cilat mund të përjetësohen në gur përfshijnë shkrimtaren Musine Kokalari, arkitekten e parë shqiptare Valentina Pistoli dhe kirurgen femër Qemoran Toptani, ose autoren dhe gazetaren Nexhmije Zaimi, e cila punoi për shërbimi inteligjent amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u bë një nga gazetaret e para amerikane që raportoi nga Lindja e Mesme në vitet 1950.

Kritiku i artit Ilir Muharremi sugjeroi që mungesa e këtyre statujave është si pasojë e mentalitetit të kultivuar në Kosovë.

Ai tha se “ndoshta burrat nuk i konsiderojnë gratë aq të barabarta sa të kenë qenë pjesë e ngjarjeve kryesore historike”.

Muharremi tha gjithashtu se gratë duhet ta ngrenë zërin dhe të marrin vetë nismën për këtë çështje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gratë duhet më shumë ta ngrenë zërin e tyre. Ato janë mësuar të heshtin për shkak të mentalitetit të vjetër”, tha ai.

“Nuk kemi kërkesa për statuja grash”

Agjencia e Kosovës për Menaxhimin e Memorialeve tha se ajo ka ndërtuar vetëm një statujë të një gruaje, ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës Hyre Emini, në qytetin e Ferizajt.

Pasi luftoi për UÇK-në në luftën 1998-1999 në Kosovë, Emini vazhdoi të luftojë në kryengritjen etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut si pjesë e Ushtrisë Rebele Çlirimtare Kombëtare dhe u vra gjatë një operacioni ushtarak në zonën e Gostivarit në korrik 2001.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve, Bislim Zogaj, tha se ka pasur gjithashtu një kërkesë për të ndërtuar një tjetër memorial për një luftëtare femër të UÇK-së këtë vit.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e një statuje në nder të Myrvete Maksutajt në Pejë. Kërkesa të tjera nuk kemi pas për personalitete të tjera”, tha Zogaj.

Maksutaj ishte një luftëtare e UÇK-së që u vra në një betejë me forcat serbe në dhjetor 1998 ndërsa po përpiqej të lironte guerilasit e tjerë të cilët ishin burgosur në një spital në Pejë.

Në qytetin e Gjilanit është shtatorja e një luftëtareje të UÇK-së, Hanumshahe Abdullahu, e cila u vra nga forcat serbe në malet e Zhegocit në prill 1999.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtoresha e departamentit të kulturës, rinisë dhe sporteve në komunën e Gjilanit, Deniza Ajeti, tha se komuna po punon gjithashtu për një monument të ri të quajtur “Heroina e Qytetit”, i cili do të vendoset në sheshin para teatrit të qytetit.

“Iniciativa është marrë nga gratë aktiviste të Gjilanit. Kjo vepër artistike i dedikohet të gjitha grave pa dallime që kanë dhënë kontribut jetësor në të gjitha sferat në Gjilan”, shpjegoi Ajeti.

Një statujë e luftëtares së UÇK-së Xheva Krasniqi-Lladrovci është një nga tetë  shtatoret të heronjve të kohës së luftës të ngritura në një shesh qendror në qytetin e Drenasit. Krasniqi-Lladrovci, e cila ishte gjeneral majore, grada më e lartë e mbajtur nga një luftëtare femër e UÇK-së, u vra së bashku me burrin e saj në 1998.

Ka pak shtatore për gra të rëndësishme gjetkë në vend. Në qytetin e Skënderajt ndodhet busti i rebeles shqiptare Shote Galica, e cila udhëhoqi kryengritjen kundër sundimit jugosllav në vitet 1920, pranë një shkolle që gjithashtu mban emrin e saj, por nuk ka statuja grash të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe qyteti i Prizrenit gjithashtu nuk ka statuja grash, tha drejtori i administratës komunale, Osman Hajdari.

“Ne nuk kemi asnjë shtatore të grave, por nuk kemi as kërkesa për ndërtimin e tyre”, shpjegoi Hajdari.