Reshjet e shiut i kanë lënë vendin dëborës mbrëmjen e kësaj të hëne.

 

Në bajpasin e Murrizit reshjet e borës kanë krijuar shtresë në asfalt duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Reshjet vijojnë të biejnë me intensitet të lartë ndërsa një mjet i firmës po hedh kripë në mënyrë që qarkullimi të mos paralizohet totalisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu në terren për të monitoruar situatën janë edhe efektivët e policisë rrugore të cilët kanë nisur kontrollet e automjeteve për pajisjen me zinxhirë, në të kundërt nuk do të lejohen të qarkullojnë në bajpas në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër.