Ujësjellësi i Kanalizimeve Rajonale Vlorë, ka paralajmëruar qytetarët e Vlorës se dita e hënë dhe e martë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook u bëhet thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë për çdo situatë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e hënë, më datë 17 nëntor, dhe ditën e martë, më datë 18 nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë. Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës, duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në postim./vizionplus.tv