Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër priten reshje shiu me intensitet deri të lartë.
Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra. Në verilindje në lartësinë mbi 1500 metra priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era parashikohet me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 18 m/sek./vizionplus.tv
