Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në bodrumin dhe arkivën e Prokurorisë së Korçës, duke vënë në rrezik dokumentacionin e institucionit.

Ujërat kanë depërtuar në katin e poshtëm të godinës, duke sjellë emergjencë të menjëhershme për stafet teknike dhe punonjësit e prokurorisë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve dhe punës së pandërprerë gjatë natës, është bërë e mundur shpëtimi i gjithë dokumentacionit, pa pësuar dëmtime. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa vijon puna për largimin e mbetjeve të ujit dhe normalizimin e plotë të mjediseve të prekura.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";