Më datë 28 Janar, partia më e madhe opozitare në vend, vendosi të prezantojë programin ekonomik me anë të së cilit do të kërkojnë votën para sovranit. Vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se qëllimi i këtij program do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, pedagogu Rezart Prifti deklaroi se programi i PD-së nuk është i djathtë.

“Në qoftë se do ndajmë tipologjinë e këtij program, unë kam përshtypjen s enuk është program i djathtë. Mund të përmend pagën minimale që s’ është më as e djathët, të gjitha gjërat e listuara falas këtë, falas atë.. që unë nuk do isha dakord.

Një pjesë e tyre, unë do isha dakord, në një formë principi tjetër. Në parim do t’I rrija vetëm taksës së sheshtë, sepse për atë jam dakord dhe pjesën e pagesës për fëmijët, por nuk e kuptoj se nga del kjo 5000 familje, apo 5000 fëmijë… Pse 5000?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë do isha që të bëhej 10 mijë euro për fëmijë dhe ai fëmija t’i merrte kur të bënte 18 vjeç ato lekë ”