Partia Socialiste ka arritur të sigurojë deri në mesnatë 4 bashki, atë të Elbasanit, Kamzës, Vorës që u numëruan elektornikisht dhe Pustecin, bashkia e parë që nxorri  rezultatin.

 

Ndërkohë që procei i numërimit vijon në bashkitë e tjera, ku mazhoranca dominon në shumicën e tyre nga rezultatet paraprake.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani, nga kutitë që janë hapur koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Berisha dhe Meta po kryesojnë në disa bashki të vendit.

 

Në Lezhë, Pashk Gjoni i BF-së ka marrë 213 vota, ndërsa Pjerin Ndreu i PS 137 vota.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Rrogozhinë, deri tani koalicioni kryeson me 387 vota që ka marrë Shkëlqim Hoxha, ndërsa Edison Memolla i PS ka marrë 346 vota.

 

Në Mirditë, kandidati i BF-së Albert Melyshi kryeson me 450 vota, ndërsa Ndrec Dedaj nga PS me 385 vota.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në Peqin harta është ngjyrosur blu. Mustafa Pashja i koalicioni Berisha-Meta ka marrë 1116 vota, ndërsa rivali i tij socialist Bukurosh Maçi ka marrë 1109 vota.

 

Edhe Në Belsh, Has, Memaliaj, Pukë dhe Fushë-Arrëz, kryesojnë kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";