Ish-i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, thotë se Kosova nuk pranoi para nga amerikanët.

Grenell e ka fjalën për fondet e ofruara nga SHBA qeverisë së Albin Kurtit për përmirësimin e projektit të gazit. Ish-ambasadori e kritikon Kurtin për këtë vendim dhe shton se Ambasada Amerikane në Prishtinë duhet të jetë më e qartë në këtë pikë.

Në Kosovë, qymyri duhet të dalë nga përdorimi. Është i dëmshëm. Ajo që kemi parë nga qeveria aktuale është refuzimi i parave të SHBA-së për gazin dhe kjo do të ishte më e lirë dhe më e shëndetshme për popullin e Kosovës.

Duhej që Ambasada amerikane të ishte më e qartë për këtë. Ata humbën mundësinë për të qenë të drejtpërdrejtë“, citohet Grenell nga B92.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grenell, dikur i besuari i ish-presidentit Trump për të zgjidhur çështjet e Ballkanit, tani thotë se administrata e Bidenit duhet të jetë më agresive në Ballkan.

Ideja që SHBA të presë Brukselin është zhgënjyese. Ne duam të shohim më shumë veprime në aspektin e dialogut. Administrata e Biden duhet të jetë më agresive.

Ata duhet të jenë më aktivë në Ballkan duke emëruar një të dërguar special. Nuk e kam parë Biden të flasë për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar Grenell.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";