Rikëthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korcës.

Në qytet gjatë ditës së sotme ka patur rreshje shiu dhe dëbore ndërsa në fshatin turistik të Dardhës rreshjet janë ende prezente duke shënuar një trashësi prej 10cm nga kilometri 7 deri në km 14.

Zonat më të përfshira nga dëbora sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale janë Dardha dhe Devolli ndërsa më pak të përfshira zona e qafës së Qarrit dhe Voskopoja.

Aktualisht të gjitha rrugat janë të kalueshme por sipas tyre rreshjet do të jenë prezente në juglindje edhe gjatë 3 ditëve ne vijim dhe sakaq sektori i qarkullimit rrugor u bën thirje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";