Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë territorin dhe me reshje shiu të cilat do të jenë prezentë qe në orët e para të 24-orëshit fillimisht në jug të vendit. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshe dëbore me intensitet të ulët në majat e maleve në verilindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era deri në orët e mesditës fiton shpejtësi deri 14m/sek ndërsa më pas ul intensitetin deri 9m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon dotë jetë i forcës 1-3 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";