Pas një periudhe tranzitore pesë-mujore, këtë të hënë rinisi procesi i kolaudimit të automjeteve.

 

Mjetet që kanë nisur t’i nënshtrohen procesit të kolaudimit janë ato të tonazhit të rëndë, taksitë si dhe makinat që janë targuar për herë të parë e nuk kanë një certifikatë të vlefshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimi do të vijojë në mënyrë graduale, pasi shoferët do të njoftohen edhe nëpërmjet portalit e-albania, por çdo informacion do të jetë i disponueshëm edhe në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor.

 

Të gjithë makinat që u ka skaduar certifikata e kolaudimit nga data 24 dhjetor 2020 e më pas do t’i shtyhen vlefshmëria e cerfitikatës me 12 muaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimi u rikthye te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor pas një koncesioni 10-vjeçar.

 

Zyrtarisht tarifa e kolaudimit nuk ka ndryshuar, 1960 lekë. Ajo do të jetë e vlefshme për dy vite për automjetet private, ndërsa për taksitë, autobusët dhe makinat e tonazhit të rëndë, tarifa do të jetë e vlefshme për 1 vit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";