Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua takimi mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, drejtuesve të programeve dhe projekteve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerëve Policorë Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë.

Takimi, me qëllim informimin mbi riorganizimin e brendshëm të Policisë së Shtetit, në mbështetje të ligjit nr.82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në përputhje me detyrimin ligjor për përshtatjen e strukturave të Policisë së Shtetit, për të luftuar me efikasitet format e reja, të avancuara dhe dinamike të kriminalitetit.

Në fjalën e rastit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, falënderoi të pranishmit dhe ndër të tjera theksoi:

“Ky është një moment domethënës, si dhe një vendimmarrje e rëndësishme në rrugën e modernizimit, forcimit institucional dhe rritjes së efikasitetit të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve dhe në luftë ndaj krimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reformat që po ndërmarrim nuk janë vetëm ndryshime strukturore, por një transformim i mënyrës së funksionimit të Policisë së Shtetit, me synim të qartë, forcimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e reagimit ndaj sfidave të reja të sigurisë dhe garantimin e një policie më të afërt, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarit.

Unë e çmoj shumë këtë mundësi për ta prezantuar dhe diskutuar këtë proces me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse Policia e Shtetit ka qenë dhe mbetet e hapur për bashkëpunim pa barriera, për shkëmbim idesh, eksperiencash dhe kontributesh të përbashkëta.

Besoj fort se suksesi në përballimin e sfidave të sigurisë nuk është individual, por kolektiv. Ai ndërtohet mbi besim, koordinim dhe partneritetin e qëndrueshëm.

Në këtë frymë, dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kontributin konkret që keni dhënë në procesin e modernizimit të Policisë së Shtetit.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Struktura u prezantua nga Drejtoresha e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Drejtues Anisa Duçkollari, e cila bëri prezente ndryshimet propozuara nga çdo strukturë.

Në fjalën e tij, Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati informoi partnerët mbi arsyet e ndryshimeve në këtë departament, me qëllim transformimin në një strukturë sa më efikase në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimeve globale.

Përfaqësuesit e misioneve dhe oficerët e kontaktit u shprehën të kënaqur për takimin, si dhe për vënien në dispozicion të materialit shpjegues për ndryshimet në strukturë. Gjithashtu, ata shprehën gatishmërine ë tyre, për të marrë pjesë aktivisht, nëpërmjet mendimeve dhe sugjerimeve, në procesin e modernizimit të mëtejshëm të strukturave të Policisë së Shtetit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";