Komisioni i Përkohshëm i Rithemelitur ka paraqitur kallzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të Gjykatës së Tiranës.

Ky kallzim vjen pasi “Rithemelimit” nuk i është dhënë vendimi gjyqësor që ka të bëjnë më interesa të ligjshëm të saj.

Bëhet fjal për dokumentin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së.

“Në vijim të qendrimit te bere publik nepermjet deklarates se ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Partia Demokratike e Shqiperise ka paraqitur sot kallzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit te gjykates se Tiranes, te cilet ne menyre te qellimshme ende nuk i komunikojne zyrtarisht Partise Demokratike vendimet gjyqesore te cilat cenojne interesa te ligjshem te saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia Demokratike ben thirrje per organet ligjzbatuese qe te hetojne dhe vene para pergjegjesise ligjore kedo i cili me veprime te paligjshme tenton te ndikoje proceset ligjore ne shqyrtim nga gjykatat, pavaresisht pozicionit qe mban!”– shkruhet në njoftimin e Rithemelimit.

Disa ditë më parë në një komunikim për mediat zëdhënësja, Floriana Garo tha Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk vë në dispozicion të Partisë Demokratike vendimin duke u bëre pengesë për të ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";