Rithemelimi do të mbledhë ditën e martë Këshillin Kombëtar.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në mbledhje do të zgjidhen nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, duke bërë kështu që PD të bëhet me 4 nënkryetarë.

Prej dy vitesh, këtë post e mbajnë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Nga ana tjetër në Kryesi është propozuar që të hyjë edhe Jorida Tabaku, e cila deri më tani, ka preferuar të mos bashkohet me Sali Berishën, por edhe është distancuar nga grupimi i Lulzim Bashës. Në mbledhjen e Këshillit ajo nuk do jetë prezente, ndërsa pritet të shihet nëse do pranojë të bëhet pjesë e Kryesisë apo jo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu në Kryesi do të hyjë edhe Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Ervin Salianji dhe të gjithë nënkryetarët e komisioneve./vizionplus.tv