Rreth 100 qytetarë i janë drejtuar spitalit të Krujës dy ditët e fundit me shqetësime të ndryshme, kryesisht, diarre, të vjella , dhimbje barku si edhe temperaturë.

Të sëmurët janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit të cilët prej më shumë se 24 orësh kërkojnë mjekim.

Mësohet se qytetarët janë paraqitur në Urgjencë me thuajse të njëjtat simptoma. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre.

Qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";